Site icon Tetova Expres

Shaqiri: Pse mallkohet bashkëpunimi VLEN -Vetvendosje

Shkruan: Agron Shaqiri

Në një botë ku politikanët e nivelit ndërkombëtar shpesh shprehin mbështetje për kolegët e tyre politikë në vende të ndryshme, një gjest i tillë solidariteti mes subjekteve politike shqiptare po bëhet shkaku i një reaksioni të jashtëzakonshëm mediatik.

Jo në larg se dje, kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një video-adresim u shpreh parezervë në mbështetje të fushatës elektorale të partisë maqedonase LSDM. Për këtë nuk u dëgjua asnjë shpërthim i polemikës.

Poashtu një gjë e ngjashme ndodhi edhe në zgjedhjet lokale të 2021, kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, doli hapas në mbështetje për kandidatin për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov. Por, as këtu nuk u ndez asnjë debat i madh.

Nëse këto veprime shihen si të zakonshme dhe të pranueshme, atëherë pse Vetëvendosja, nuk duhet të ketë të drejtën të shpreh solidaritetin e saj me, koalicionin VLEN?

Advertisement
Exit mobile version