Albi Qamili nga Lëvizja BESA e ka qujtur gazetarin Arben Ratkoceri sinonim të mbrojtjes së korrupsionit në vend.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Qamili i është kundërpëgjigjur gazetarit Ratkoceri i cili u tall me veshjen e Kasamit gjatë tubimit me diasporën shqiptare në Berlin.
“Kostumi i “Faturinos” ose i kondukterit të autobusit, është shumë më i pastër dhe me vlerë se kostumet dhe këmishat që i bleni me paratë e qytetarëve të cilat i merr për botimin e një Gazete e cila thuajse nuk është aspak funksionale dhe nuk gjendet në më shumë se 10 pika të shitjes.
Atletet e bardha janë më të lehta se çizmet e shtrenjta që i bleni ju duke u sponsorizuar me dekada për të bërë propagandë në mbrojtje të kriminelëve të pushtetit.
Edhe juve, më mirë do u rritje në shtat kostumi i veterinarit, sesa petku i “gazetarit”, profesion i shenjtë, po që ju po e devalvoni.
Dikush është sinonim i popullit, e dikush sinonim për mbrojtjen e krimit dhe korrupsionit!”, ka shkruar Qamili.
Përplasjet mes Qamilit dhe Raktocerit vijnë pas përqeshjeve të fundit që i bëri gazetari Ratkoceri ndaj Kasamit duke e quajtur veshjen e tij si të një kondukteri autobusi.