MPB njofton se sot në ora 00:55 në Ohër, punonjësit policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në SPB Ohër, i kanë hequr lirinë B.N (33).
Pasi është pikasur nga efektivët e policisë në automjetin e tij, atij i ka rënë një qese me lëndë pluhur të bardhë e cila është gjetur dhe konfiskuar.
Më pas, me urdhër të gjykatës, në banesën e tij është bërë kontrolli, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë, një peshore digjitale me mbetje të lëndës pluhurore të bardhë dhe sende të tjera me mbetje të lëndës pluhur të bardhë.
closevolume_off
Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet.