Site icon Tetova Expres

Kasami: Funksionarët e BDI-së në Listën e Zezë të SHBA-së, shkak për përçarje në Frontin Europian

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në “Euronews Albania” deklaroi se në Frontin Europain ka shumë tensione dhe përçarje, për çka shpreson që të mos eskalojnë në incidente më të mëdha. Ai theksoi se shembull i gjendjes së tensionuar në Frontin Europian janë edhe incidenet dhe reagimet e bartësve të tyre në Njesinë e 5-të zgjedhore.

“Para disa ditëve u dështoi një tubim në Strugë, ku pastaj doli edhe reagimi i njërit nga bartësit e Zonës 5, pra njëri nga bartësit e Frontit Evropian, ku siç duket ka pasur tensione në mes të grupit të tij dhe grupit të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Pra, kjo garë besoj të përfundojë pa ndonjë incident më serioz, sepse ne si koalicion opozitar, si VLEN, nuk jemi të interesuar që të ketë tensione, për shkak se vlerësojmë se votuesit tani janë votues familjar të cilët duan një ambient të qetë politik për të dalë me familjet e tyre për të votuar për ndryshimin të cilin e presin”, ka thënë Kasami.
Kreu i Lëvizjes BESA tha se listat e koalicionit VLEN janë të pastra dhe nuk ka persona që janë të shkruar në Listën e Zetë të SHBA-së.

“Ne jemi shumë të sigurt dhe po e themi shumë hapur se nuk ka dhe nuk do të tolerojmë një person i tillë të jetë pjesë e Koalicionit VLEN, apo të jetë në listat e Koalicionit VLEN. Ne kemi qenë të kujdesshëm në përpilimin e listave për deputet që në asnjë moment të mos kemi asnjë person me biografi të dyshimtë dhe që të jemi me lista të pastra, gjë që nuk ndodh në anën tjetër. Atë që përmenda më herët, në Strugë edhe pse BDI kishte deklaruar se ishte e distancuar nga kryetari i Komunës së Strugës, ai është pjesë aktive e kampanjës së BDI në Zonën 5 dhe kjo në fakt po ju sjell tensione dhe po i rikthen konfliktet e së kaluarës në mes të ASH dhe BDI-së dhe BDI ka pjesë të strukturave të saj persona nongrata, ka persona që në të asrdhmen të jenë nëpër këto lista të zeza”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai foli edhe për euforinë që është krijuar në mbështetje të Koalicionit VLEN në të gjitha vendbanimet shqiptare, ku theksoi se qytetarët si asnjëherë më parë rreshtohen rreth VLEN-it dhe presin të vijë ndryshimi.

Exit mobile version