Bashkim Hasani nga Vlen ka informuar se siç e kërkon procedura kanë kërkuar kërkesë deri tek qyteti i Shkupit që tubimin Qëndror ta organizojnë në Sheshin Maqedonia në Shkup, siç theksoi Hasani për të parë të gjithë se çka është tubim madhështor.
“Deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga qyteti gjë që nënkupton që përgjigja është negative, e këtë vendim e kanë marrë kryetarja Danella Arsovska, Blerim Bexheti bashkë me Levicën të cilët janë në koalicion. Në panik për të pamundësuar koalicionin VLEN të organizojë tubim, duke ditur atmosferën dhe përkrahjen e madhe të qytetarëve çdo përgjigje që do të vinte ditën e hënë do të ishte e vonshme dhe tendencioze për shkak kohës së shkurtë për organizim”, tha Hasani.