Mungesa e kuadrove që kërkon tregu i punës ka bërë që në Maqedoninë e Veriut, të ketë disbalancë mes kërkesës për punëtorë në njërën anë dhe në anën tjetër, numrit të lartë të të papunëve të regjistruar në entet për punësim. Kjo, ka të bëj kryesisht me mos ecjen me trendin e kohës sidomos nga universitetet, të cilët duhet ndjekin trendin e kërkesave nga tregu i punës, ka deklaruar Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së, para panel diskutimit me temë “Sfidat dhe perspektivat e tregut të punës në Maqedoninë e veriut, tranzicioni nga arsimi në punësim”.
Rektor i UEJL-së “Sfidat janë edhe më të mëdha shkaku i karakterit të arsimit të lartë që është konservativ dhe shumë pak kapin ritmin e ndryshimeve ndërkohë që ndryshimet bëhen dita ditës më eksponenciale. Pastaj kemi edhe sistemin tonë rigid që nuk lejon të ndryshoni kurikulën në mënyrë ditore dhe ta përshtatni me fleksibilitet, andaj tani jemi duke punuar dhe kërkuar ndryshime të Ligjit të arsimit të lartë që kjo të iu jep liri universiteteve që ti referohen tregut të punës dhe në bazë të saj të përgatitin kuadrot adekuate”.
Nga Fondacioni gjerman Fridrich Hebert thonë se se pikërisht këto sfida, kanë detyruar fondacionin që në përtneritet me UEJL-në por edhe Institucionet shtetërore që kanë të bëjnë me punësimin dhe tregun e punës, të zhvillojnë këtë debat, me qëllin që të shihen këto sfida por edhe tejkalimi i tyre. “Është kënaqësi e veçantë sepse ne si Fondacion gjithnjë aktivitetet tona i organizojnë në partneritet me institucione dhe aktor lokal andaj për këtë temë veçanërisht jemi të kënaqur që gjetëm partner universitetin sepse këta janë që vazhdimisht kanë punuar dhe po punojnë në drejtim të përgatitjes së kuadrove të ardhshme apo profesionistëve sipas nevojës apo kërkesës së tregut të punës. Ajo që sot do e diskutojmë është sfidat në tregun e punës dhe ajo se cilat janë trendët dhe kërkesat e tregut të punës që për studentët janë informata shumë të rëndësishme sepse ata do jenë punëtorët e ardhshëm të tregut të punës” tha Valon Sadiku, Fondacioni Fridrich Hebert.Në panel diskutim, morën pjesë edhe drejtues të pesë institucioneve të vendit, si Drejtoria për teknologji dhe inovacione, Enti për Punësim, oda Ekonomike dhe të tjera. TV KOHA