Posta e Maqedonisë në prag të egzistencës. Kreu i sindikatës Boro Veligdenov në një konferencë për media para Qeverisë, tha se mbi 2 000 vende pune janë në pyetje. Veligdenov thotë se Sindikata do ta përgatisë sistematizimin dhe do t’ia dorëzojë qeverisë së ardhshme, duke insistuar që qeveria ta shqyrtojë urgjentisht si një zgjidhje fillestare për situatën e Postës.
Boro Veligdenov, Kreu i Sindikatës
“Të gjitha anomalitë dhe problemet në operim do të tejkalohen me sistematizim dhe do të pozicionohemi në treg, gjegjësisht do t’ua kthejmë qytetarëve Postën e Maqedonisë me dërgesa të rregullta dhe me kohë të dërgesave. Ka punëtorë që nuk vijnë në punë, ka punëtorë që vijnë dhe nuk e dinë se çfarë janë punët e tyre, prandaj ky sistematizim i ri është – për të nxitur produktivitetin në punë, dhe me këtë do të rrisim të ardhurat dhe do të jemi në gjendje të funksionojnë në mënyrë të pavarur si kompani”.
Kreu i sindikatës, theksoi se tashmë janë duke u konsultuar me anëtarësinë për organizimin e një proteste të re dhe fillimin e procedurës së grevës, meqënëse nuk kanë marrë përgjigje për kërkesat për takim me Bordin Drejtues dhe Qeverinë pas protestës së muajit të kaluar.
Ai në ndërkohë thotë se kushtet janë jashtëzakonisht të rënda dhe se gjendja financiare është alarmante. “Si punonjës jemi të shqetësuar për vonesat e pagave. Dje kemi marrë rrogë, por kemi mbi 200 postierë të papaguar”, shtoi Veligdenov.
Ai thotë se është e rëndësishme të mos vazhdohet me politikën e keqe kadrovike partiake që ka vite e vite dhe e ka sjellë Postën e Maqedonisë në prag të mbijetesës. Problemi kyç, sipas tij, është pikërisht sistemi.
Mbi të gjitha, Veligdenov thekson se qëllimi është përgaditja e një sistematizimi të ri sipas nevojave të kompanisë dhe tregut, dhe vëmendja e madhe në procesin teknologjik dhe përpunimin e dërgesave. /SHENJA/