Sonte në Kumanovë para një numri të madh qytetarësh Vlen ka mbajtur tubim qendrorë ku para të pranishmëve ka folur edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.
Sipas tij, udhëheqësit e BDI e kanë harruar se kush janë dhe nga kanë ardhur, por votuesit jo.
“Popullit tonë i duhet Vlen, sepse Vlen ia vlenë, na duhen politikat e Vlen se do të largojë krimin dhe kriminelët, na duhet funksionalizimi i gjyqësorit. Sot besueshmëria e gjyqësorit ka prekur pikën më të ulët. Sepse mbledhjet dhe vendimet e gjykatësit i marin në selitë e partive dhe jo në vendin e dedikuar për të. Neve na duhen gjyqtarë të pandikuar nga pronarë të kazinove, sepse drejtësia Vlen. Unë e njoh mirë BDI dhe njerëzit e BDI, ka shumë dallim nga kjo strukturë e kriminalizuar dhe përkrahësve të BDI; votuesit e BDI nuk janë njësoj si struktura, kanë të njejtat halle si të popullit, janë njësoj si ne, votuesit e BDI këtë rradhë do të votojnë masivisht për Vlen. Udhëheqësit e BDI e kanë harruar se kush janë dhe nga kanë ardhur, por votuesit jo. Prandaj ne ua kemi zgjatur dorën dhe e kemi kuptuar vullnetin e tyre. I akuzuari për rastin Pacienti, demagogu i dekalogut dhe 9 pikëshit të Vuçiqit, nuk mund të jetë presidenti jonë, Bujari është shërbetori i Vuçiqit dhe nuk mund të flasë në emër të Europës dhe NATO-s. E kemi kandidatin më të mirin, e kemi doktorin si ilaçin më të mirë për këtë keqqeverisje”, është shprehur për fund Mexhiti.