Site icon Tetova Expres

Kasami me porosi për rininë: Ju jeni forca e ndryshimit

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në takim me rininë e Sarajit, e ka motivuar rininë që të ngre zërin dhe të jetë sa më aktive në politikë. Kasami ka thënë se rinia nuk duhet të ardhmen e saj ta lë në dorën e të tjerëve. Lideri i Lëvizjes BESA i ka u ka rikujtuar të rinjve se ata gjithmon kanë qenë motori i ndryshimeve të mëdha në të kaluarën.

Ai theksoi se në dekadat e mëparshme, të rinjtë kanë qenë forcat kryesore që ka shkatërruar regjimet diktatoriale.

“Edhe sot po e shihni që në skenën politike kryesisht janë politikanë të moshës pak mbi 40-vjeçare dhe prandaj unë do ju jap një porosi: mos pritni nga të vjetrit që t’ju japin udhëheqësin, lidershipin, po merrjani vetë!” u bëri thirrje Kasami të rinjve.

Exit mobile version