Deri sa jemi në fushatë zgjedhore, zv/ministri nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu ka organizuar një turne në futboll të vogël për aktivistët e BDI-së. Ajo që bie në sy në faqen “BDI-Sllatinë”, shihet sesi Nuhiu ka organizuar turnen por në mënyrë të çuditshme, duke bërë formacionin e skuadrës 3+1, duke e ditur se sipas rregullave të futbollit nuk ka një gjë të tillë. Në rrjetet sociale ka nisur tallja me zv/ministrin e BDI-së duke ja kujtuar se nuk ekzsiston një gjë e tillë në futboll.