Doktori i njohur tetovar Visar Xhaferi përmes nje statusi në Facebook publikisht fton qytetarët ta përkrahin Bilall Kasamin dhe koalicionin VLEN. Këto komente ai i bëri pas manifestimit në stadiumin e Tetovës ku u prezentua edhe projekti i ri i stadiumit.
“Ne xhuma nisi stadiumi me “Bismilah”…Nisi me “bismilah” rindertimi i stadiumit te qytetit kete dite xhumaje, nje gje e shumepritur nga moti, nga kryetari i komunes Bilal Kasami…
Vetem tua kujtoj se e gjitha kjo…
PA PUSHTETIN QENDROR VETEM ME ATE LOKAL…
…prandaj per te pare me shume thjesht suportoni per ta patur Bilali dhe shoket edhe pushtetin qendror…atehere teleferiku, qendra e Tetoves, spitali i Tetoves, e projekte tjera inshAllah do e kene fatin e njejte sikurse stadiumi i qytetit…Me besoni ia VLEN ti votoni, sepse keshtu gjerash 20 vite nuk ndodhen, tani po shohim perpjekje per ndryshim shume qarte…” ka shkruar Xhaferi.