Site icon Tetova Expres

KASAMI: TETOVARËT MERITOJNË TË KENË NJË STADIUM EVROPIAN

Në një atmosferë mbresëlënëse në Tetovë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpalosur projektin për Stadiumin e ri të Qytetit duke thënë se tetovarët meritojnë shumë më shumë.

“Por pas gjithë kësaj historie e krenarie, a e meritojnë tetovarët dhe ekipetetyre të zemrës, që sukseset ti ndjekin në kushte mizore, shpreh Kasami.

Sipas tij, Stadiumi i ri nuk do të jetë thjesht një fushë ku luhet futbol, por një Arenë Sportive që do të përfaqësojë standardet europiane.

“Tetova meriton që edhe në Sport të reflektojë madhështinë e saj. E SOT I ERDHI DITA. Erdhi dita që në Tetovë të fillojë të ndërtohet një Arenë Sportive, me të gjitha kushtet dhe standardet europiane. Të ketë një stadium në të cilin, për veç ndeshjeve të kampionatit vendor, të mund të organizohen edhe ndeshje të kampionateve europiane. ERDHI DITA që premtimi dhe BESA e dhënë të bëhet realitet”, shtoi ai.

Në këtë projekt, synohet që premtimi dhe besa e dhënë të kthehen në realitet. Ndërtimi i Stadiumit Europian do të sjellë një frymë të re për sportin në Tetovë dhe do të jetë një frymëzim për të gjithë qytetarët.

Advertisement

Sot, në qytetin e Tetovës, në Stadiumin e Qytetit u bë prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës, të cilin qytetarët e presin me vite të tëra.

Vlera e kontratës së punimeve është 599.931.520 denarë (rreth 9.7 milionë euro), ndërsa vlera e TVSH-së është e shprehur veçmas në vlerë prej 107.987.673 denarë.

Me projektin janë të parapara edhe Qendra Sportive dhe Rekreative e qytetit si dhe terreni sportiv në fshatin Saraqinë.

Sipas kontratës, punimet duhet të mbarojnë brenda tre viteve nga data e hyrjes në punë të kontraktuesit pas lidhjes së kontratës.

Advertisement
Exit mobile version