61 vjeçari, Cane Sërbinovski, i cili disa ditë më parë u sulmua nga ariu sot u vizitua nga drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angelov. Duke treguar ngjarjen Sërbinovski, banor i fshatit Drenovci të Komunës së Dollnenit, tregon se si është përballur me ariun dhe që për fat të mirë ka shpëtuar vetëm me disa lëndime. Nder tjerash ai thotë se rreth gjysmë ore ka luftuar me ariun duke e mbajtur për veshësh dhe siç shton Zoti i ka dhënë forcë dhe ka shpëtuar.“Unë as që e pashë mirë, me kapi dhe rashë në shpinë, kur rashë mbi çizmen me kapi këtu dhe s’kisha çfarë të bëja me këmbën e djathtë e godita dhe më lëshoi por përsëri më kapi këtu, dhe përsëri e godita ndërsa pastaj në tjetrën këmbë me sulmoi dhe e godita përsëri me të majtën ndërsa një kohë me dha Zoti fuqi e kapa për veshësh sepse donte të me sulmojë në bark, e mbajta rreth gjysmë ore ashtu dhe me dha Zoti fuqi e shtyva dhe u ngrita pastaj ajo më shikonte dhe u largua ndërsa kur arrita në kasolle këmbët më lëshuan dhe në mbrëmje nuk kishte askush ndërsa të hënën fëmijët me gjetën”, tha Cane Sërbinovski, banorë i komunës së Dollnenit.61 vjeçar nga Komuna e Dollnenit ka shpëtuar vetëm me lëndime në këmbë dhe tani është në mjekim shtëpiak. Ndërkohe problemin me arinjtë e kishin edhe banoret e komunës Mavrovë Rostushë ku në mungesë të ushqimit arinjtë sulmonin bagëtinë dhe futeshin edhe në shtëpitë e banoreve. Ngjashëm ishte sulmuar edhe një e moshuar tjetër nga fshati Rostushe e cila për fat të mirë shpëtoi pa lëndime.