Gjithnjë e më shumë përdorues të rrjeteve sociale ankohen se u keqpërdoren të dhënat personale. Keqpërdoruesit gjithnjë ndryshojnë metodat për të arriturat tek të dhënat bankare të përdoruesve të rrjeteve sociale që të arrijnë të përfitojnë shuma të mëdha të parave. Ka të tillë që arrijnë të detektojnë në kohë se bëhet fjalë për mashtrim, por ka prej tyre që bien pre e mashtruesve dhe më pas shantazhohen.
Këtyre mashtrimeve online, nuk kanë mundur t`u ikin as përdoruesit e rajonit të Pollogut. Prandaj, policia njofton se kohëve të fundit një numër i madh i qytetarëve kanë denoncuar në polici për keqpërdorim të të dhënave personale. Policia punon në zbardhjen e rastit, ndërkohë që apelon deri tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm.
Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë apelon qytetarët që të mos iunënshtrohen gabimeve të tilla, pa u konfirmuar më parë personalisht se çfarë kërkon miku prej tyre, në të kundërtën të raportojnë menjëherë profilet e tilla si spam, për të shmangur dëme më të mëdha financiare, sepse në këtë mënyrë dëmi bëhet si rrjet dhe nëpërmjet profilit tuaj mund të dëmtohen miqtë ose të familjarë tuaj më të afërt”, thonë nga policia e Tetovës.