Site icon Tetova Expres

Nedellkov: Mbi 500 edukatore punojnë me status të pazgjidhur

Mbi 500 edukatore dhe punonjëse në çerdhe në të gjithë vendin punojnë prej vitesh me status të pazgjidhur, përkatësisht me kontratë në vepër. Sipas SASHKU-ut, problem shtesë është se për arsye të ndryshme, shumë nga vendet që mbeten vakante për shkak të pensionimit apo dorëheqjes, zakonisht nuk plotësohen me staf të ri.

“Ministria e Financave nuk jep pëlqime për punësimin e punëtorëve të ri. Kjo duhet disi të anashkalohet nga komunat sepse ato janë themeluesit e objekteve të mbrojtjes së fëmijëve dhe pranojnë punëtorë për një periudhë të caktuar kohore përmes Agjencisë për Punësim të Përkohshëm dhe i financojnë dhe paguajnë nga buxheti i tyre. Ata paguhen paushall, me paga shumë të ulëta, diku dhe shumë më pak se paga minimale”, deklaroi Jakim Nedelkov – kryetar i SASHK-ut.

Edhe për ata me status të zgjidhur, kjo situatë paraqet problem të madh në punën e tyre të përditshme.

“Është e vështirë edhe për pjesën tjetër të të punësuarve sepse numri i të punësuarve është i vogël. Kolegët e përhershëm po ndërrohen, shkojnë në pushim mjekësor dhe për këtë, reduktohet aftësia punëtore e të gjithëve. Një numër i madh i kolegëve mbulojnë dy ose tre grupe dhe për këtë arsye funksionaliteti nuk është i njëjtë”, tha Biljana Petkoska – e punësuar në çerdhe.

“Mungesa e personelit është rritje dhe kjo reflektohet në punë. Numri i fëmijëve është i madh dhe ne nuk kemi staf për ta mbuluar atë numër dhe për ta kryer procesin edukativo-arsimor siç duhet, me cilësi. Për shkak të atij stafi të pamjaftueshëm, vijmë vetëm për kujdestari”, theksoi Nada Spanxhovska – punonjëse në kopshtin e fëmijëve.

Advertisement

Nga kopshtet thonë se jo vetëm duhet shtuar numri i punonjëseve, por duhet të sigurohen kushte më të mira dhe t’i kushtohet vëmendje numrit të fëmijëve në grupe. Vetëm në çerdhen e Strugës, 21 edukatore dhe përkëdhelëse kanë vite që punojnë me kontratë dhe me pagë prej vetëm 9 mijë denarësh. /Alsat.mk

Exit mobile version