Ata që punojnë në administratë, të mos kenë frikë nga ndryshimi i pushtetit, ka siguruar Kaltrina Beqiri, kandidate për deputete nga radhët e VLEN për zonën gjashtë zgjedhore. VLENI, shton ajo, do t’ia ndal zullumin BDI-së, siç ja ndali në Tetovë.
“Ata që punojnë në administratë, të mos kenë frikë nga ndryshimi i pushtetit. Ne si VLEN nuk e kemi problemin me ju që e merrni një rrogë në shtet, por me ata që kanë vjedhur miliona euro në pushtet.VLEN nuk do ta prekë punëtorin e administratës. VLEN nuk do t’ia ndalë rrogën askujt, bile rrogat do t’i rrisim.Por do t’ia ndalim zullumin BDI-së, siç ia kemi ndalë në Tetovë.
Ne e dimë si fitohet BDI-ja, dhe bashkë do ta fitojmë, me VLEN”, ka shkruan Beqiri.