Në fushën e reformave në drejtësi dhe shtetit ligjor, kandidati për president Arben Taravari nga Koalicioni VLEN thotë se do të kishte ndalur selektivitetin e drejtësisë, do të kishte penguar rastet e monitoruara politikisht, por do të kishte falur edhe ata që ishin viktima të, siç thotë ai, atyre rasteve të montuara.
Ai si president do të shfrytëzonte rastin për të mos nënshkruar disa ligje që i konsideron se janë kundër interesave të qytetarëve.
“Nuk do të firmosja ligje që janë në kundërshtim me mendimin e qytetarëve, ato që rrezikojnë qytetarët, për shembull Ligjin për lojërat e fatit dhe një sërë të tjerash. Do të kisha një ekip që do të më këshillonte dhe në bazë të tij do të vendosnim për disa ligje që janë vetëm në interes të një grupi të vogël njerëzish dhe dëmtohen një numër i madh i qytetarëve”, tha Taravari.