Më 09.04.2024 në orën 23:50 M.M. (46) nga fshati Shemshovë ka denoncuar se rreth orës 13:43, katër persona e kanë futur me dhunë në automjet dhe e kanë kërcënuar me armë zjarri, transmeton Portalb.mk.
“Më pas e kanë dërguar në një shtëpi në fshatin Gërçec dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i kërkuar që t’u kthejë një borxh të pretenduar, pas çka i kanë marrë 500 euro. Rreth orës 21:00 me automjet e kanë lënë në fshatin Dobarcë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” thuhet në njoftimin e MPB-së.