Besimtarët mysliman sot përfundojnë muajin e agjërimit të ramazanit ndërsa nesër kremtojnë festën e Fitër Bajramit.
Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu në mesazhin drejtuar besimtarëve ka uruar për paqe, mirëqenie, respekt të ndërsjellë dhe solidarizim me njerëzit në nevojë.
“Me agjërim e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë”, thuhet veç tjerash në mesazhin e kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu.