Asistentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin e Tetovës tashmë një kohë bojkotojnë mësimi për shkak të mos pagesës së pagave Ata kanë protestuar para rektoratit duke kërkuar që të paguhen mjetet që nuk janë paguar për tre semestra.Arsyeja e këtij bojkoti është mos realizimi i pagesave të asistentëve sipas kontrates per vitin 2022 dhe 2023 nga ana e këtij institucioni. Paraprakisht me datë 28.03.2024 është bërë kërkesë me shkrim deri tek Dekanati i Fakultetit të Mjeksisë dhe deri tek Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tetovës që në momentin që do të realizohet pagesa e të gjitha semestrave në mënyrë retrograde deri në Janar të Vitit 2024, mësimi praktik do të vijoj në mënyre të rregullt. Këtu kemi listën e asistentëve që mbajnë mësimin praktik në Repartin e Mjeksisë Interne, Kirurgji, Gjinekologji, Pediatri dhe Neonatologji në Spitalin Klinik Tetovë të cilët kanë kërkuar mbajtjen e bojkotit. Pas kësaj kërkese u ralizua vetëm pagesa për 2 muaj ndërkohë që janë edhe 3 semestra të plotë pa u paguar ende. Informojmë studentët dhe opinionin publik që ky bojkot do të vazhdoj deri në realizimin e pagesë së të gjithë semestrave paraprakNga ana tjetër, rektori i Universitetit të Tetovës Jusuf Zejneli, ka thënë se universiteti askujt nuk do të mbetet borxh.Ai këto komente i ka bërë gjatë një panel diskutimi që u mbajt në kuadër të Fakultetit të Shkencave Mjekësore.“Nga dita e parë që e kam marrë mandantin, një nga angazhimet e mia ka qenë krijimi i gjendjes sa më stabile financiare në universitet.Kjo është arritur edhe përmes themelimit të sindikatës, sindikatat patën angazhimet e tyre, kishin protesta, dhe tash pagat e profesorëve janë rritur për 22 përqind dhe gradualisht kjo krijon një gjendje më të mirë, që do të thotë se kanë filluar të realizohen edhe pagesat edhe për profesorët Part Time dhe shumë shpejt edhe kjo pjesë do të mbulohet në tërësi dhe besoj se istitucioni nuk do të mbetet borxh askujt dhe do të shkojë gjithçka mirë” tha rektori Jusuf Zejneli. Protestuesit kërkuan mirëkuptim nga ana e studentëve dhe i informuan se në momentin që do të ralizohet pagesa e plotë e të gjithë semestrave paraprak do të vijojë menjëherë mësimin praktik dhe do të kompenzohen orët e humbura, në të kundërt bojkoti do të vazhdoj dhe ky semestër do të shpallet i pavlefshëm.