Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, kandidati për president nga radhët e Frontit Europia, Bujar Osmani tha se nuk do të ketë Qeveri pa realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Osmani nuk e përjashtoi mundësinë që për këtë qëllim, të formohet në të ardhmen edhe qeveri kombëtare.
“Nuk do të ketë Qeveri pa marrëveshje për ndryshimet kushtetuese. Është një deklaratë e qartë e të gjitha partive politike që konsiderojnë se Bashkimi Evropian është alternativa e vetme për ne. Pra, do të përdoren të gjitha opsionet, nga mundësia e formimit të një qeverie kombëtare deri tek ajo e shpëtimit. Dhe prandaj them se konsensusi, konsensusi shtetëror, në këtë periudhë kritike, është më i rëndësishmi, sepse vendi është në udhëkryq, ne po zgjedhim mes dy drejtimeve. E ardhmja e ndritur në Bashkimin Evropian apo izolimi dhe mungesa e perspektivës”, tha Bujar Osmani nga FE.
I pyetur për idenë një Qeveri gjithëpërfshirëse që do të realizonte ndryshimet kushtetuese, Izet Mexhiti nga opozita shqiptare tha se këto ndryshime për VLEN-in janë top prioritet, por që sipas tij, Osmani me këtë ide po përpiqet ta shpëtojë BDI-në.
“Ai kur flet për qeveri të zgjeruar dhe opsione të tjera, e ka hallin e vet dhe të bashkëpunëtorëve të vet për rreth pas skandaleve të shumta korruptive, se ato duhet të kenë llogari dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ato, pra kërkojnë një qeveri shpëtimi për Bujarin dhe BDI-në dhe jo Qeveri shpëtimi për qytetarët apo për integrimin e vendit. Ato vazhdimisht 4 vitet e fundit kanë folur për integrimet europiane, për ndryshimet kushtetuese, për 80 deputetë në Parlament dhe gajlen e kanë pasur se si t’i kenë 61 deputetë në Parlament”, u shpreh Izet Mexhiti – VLEN.
Maqedonia e Veriut tashmë ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, por për hapjen e kapitujve nevojitet miratimi i ndryshimeve kushtetuese me 2/3 e votave në Kuvend, me çka pjesë e Kushtetutës do të bëhej komuniteti bullgar dhe disa etni të tjera.S