Site icon Tetova Expres

Ismail Alii nga Tearca i bashkohet BESËS. Kasami:Bashkë do të jemi më të fuqishëm

Doc. Dr. Ismail Alii, tani është pjesë e Lëvizjes BESA dhe koalicionit VLEN, shkruan kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Alii vjen nga Tearca dhe jep kontribut të vazhdueshëm në avancimin e arsimit dhe ndërtimin profesional. Edhe krahas vullnetit dhe angazhimit të tij, pushteti aktual për dy dekada e ka bllokuar zhvillimin dhe e ka vrarë shpresën e çdo intelektuali shqiptar. Për ne është nder e kënaqësi që të kemi pjesë të ekipit tonë një intelektual si Doc. dr. Ismail Alii”, shkruan Kasami.

Bashkë do të jemi më të fuqishëm për të bërë çdo reformë e çdo ndryshim, për të punuar që rinia të vazhdoj të ardhmen në vendlindje e jo në mërgim, thotë Kasami.

 

Gjithmon ja VLEN të jesh pjesë e KALASË së SHPRESËS dhe DINJITETIT!

Advertisement
Exit mobile version