Policia me çdo kusht po mundohet të bllokoj kompaninë e cila bën menaxhimin dhe mbledhjen e mbeturinave, SauberMacher, duke u dhënë dënime me shuma të mëdha për kamionat dhe duke i kushtëzuar për kontrolla të vazhdueshme teknike. Këto kontrolla bëhen me qëllim për të vonuar procesin dhe për të krijuar kaos në qytet. Punët dhe detyrat e Komunës vazhdojnë të kryhen me pengesa të shumta nga ana e policisë, sidomos tani në prag festash.
Komuna e Tetovës theksoi se: “Ky aksion i policisë kundrejt komunës së Tetovës dhe ndërmarrjes po ndodh për çdo ditë pa ndonjë shpjegim dhe qartë duket se tendenca është që të pengojnë punën e komunës e cila vazhdimisht po kujdeset për përmirësimin e gjendjes në qytet dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. Publikisht pyesim SPB, me çfarë arsye bëhet kontroll i jashtëzakonshëm ndaj kamionëve të kompanisë kur fare mirë dihet se kontrollet nuk mund të bëhen për çdo ditë ashtu siç i teket policisë. vetëm brenda 20 ditëve kamionët e kësaj ndërmarrje tre herë janë dërguar në kontroll teknik, kurse policia e Tetovës aspak nuk është marrë ose të dërgojë në kontroll teknik automjetet e ndërmarrjeve dhe institucioneve tjera shtetërore që dëshmon se aksioni po ndodh për arsye politike dhe për të dëmtuar Tetovën. “
Poashtu nga Komuna veçojnë faktin se kamionët e kompanisë Saubermaher janë të regjistruar konformë Ligjit dhe të gjithë i plotësojnë kushtet teknike për të vepruar në terren. Andaj ata nuk e shohën të arsyeshme ndërhyrjen aq të shpeshtë të policisë edhe kur nuk është e nevojshme!