Site icon Tetova Expres

Adnan Azizi: Bujari edhe aktin e tradhëtisë mundohet ta shes si e arritur e BDI-së!

Bujar Osmani tha se jam i vetmi shqiptar që kam çertifikatë sigurie, a në fakt na doli se është i vetmi shqiptar që ka kryer akt tradhëtie!
Me zbardhjen e planit nëntë pikësh, doli në shesh edhe skenari i plotë i iniciativës së njohur “Ballkani i Hapur”. U dëshmua ajo që opozita e tha më parë, se kjo iniciativë ka qenë projekt i Serbisë për ta futur nën kthetra Kosovën, përmes pushtetarëve shqiptar të BDI-së.
Çka duhet të ndodh tjetër që ta pranoni se jeni tërësisht nën skenar të Serbisë dhe Rusisë?
Shpenzoi miliona euro të qytetarëve të vendit tonë, për të kryesuar me OSBE-në dhe për ta organizuar samitin, vetëm që ta sjell në Shkup, Llavrovin.
Sulmin terrorist në të Serbisë së Zveçan, SHBA e quajti si sulm terrorist, e Bujari incident! Si kryesues i OSBE-së nuk e viziton Kosovën por udhëtoi në vende tjera. Le atë por edhe na paska bërë plan 9-të pikësh që Kosova të tërheq njësitë e saj speciale nga Veriu i Mitrovicës por edhe kryetarët shqiptar të katër komunave!
O Zot na çliro sa më shpejtë nga këto tradhëtarë, që me bukën e popullit të vet, i shërbejnë armikut!
Exit mobile version