Në ditën Botërore të Shëndetit, kandidati për President nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kanë takuar mjekët dhe punonjësit shëndetësor në Tetovës.
“Sot bashkë me kandidatin për president të koalicionit VLEN, z.Arben Taravari, në Tetovë patëm takim të rëndësishëm me mjekët dhe me punonjësit shëndetësor mbi sistemin shëndetësor. Urime Ditën Botërore të Shëndetit! Falënderoj stafin mjekësor, ata që janë gjithmonë në vijën e parë për të shpëtuar jetët tona. Mirënjohje dhe respekte për mantelbardhët ata çdo ditë dëshmojnë se janë heronjtë e shoqërisë sonë!”, ka shkruar Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në Facebook.