Site icon Tetova Expres

Qytetarët përgatiten për festën e Bajramit, ankesa për rritjen e çmimeve të produkteve

Qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit për festën e Fitër Bajramit. Tregu i Bitpazarit sikurse çdo vit tjetër është i mbushur me blerës. Pavarësisht çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta, qytetarët thonë se do të shënojnë këtë festë me aq sa kanë mundësi.

“Kadaif, mish, diçka diçka. Çmimet për dit shkojnë në rritje… Aq sa kemi aq marrim. Sa kemi mundësi, aq marrim, ma shumë nuk ka…. Shumë e kemi shkurtu, s’ka nuk arrijmë t’I mbulojmë. Me fatura me të gjitha, nuk arrijmë, askund nuk jemi. A këto rrogat e veta I kanë rrit, a pensionet dhe rrogat e qytetarëve askund” tha një qytetar.

“Njëherë vetëm po shikoj se si janë çmimet. Çmimet të mos flas më tutje, sipas rrogave… Akoma nuk e kemi vendos, ta shohim… Sivjet nuk është njësoj si në vitet e kaluara, se rroga nuk ka të mira, për pensione të mos flasim fare. Ti bi ato ministrat, të ua jap unë pensionin tim ministrave, ta shohim se çfarë mendojnë, çfarë do të blejë ai me 200 euro. Ato lërë më që nuk e dijnë as vet se sa I kanë rrogat, plus nga ana tjetër kështu që marrin” u shpreh një tjetër qytetar.

Shitësit të kënaqur me lëvizjen. Disa thonë se çmimet janë standard, ndërsa disa të tjerë pajtohen se çmimet janë relativisht të larta.

“Ka shitje, ka interesim, çmimet I kemi mirë, nuk janë shumë të shtrenjta, myshteritë janë të kënaqur.., tha një shitës

Advertisement

Viti prej vitit ka dallim, tash nuk është si më herët. Më herët kishte më shumë punë, tani nuk jemi edhe pa hiç, nuk është për t’u ankuar, pa bakllav bajram nuk ka…Një kilogram është 200 denarë. Standard, si për bajram si jashtë çmimi është i njejtë…Arrat I kemi 500 denarë një kilogram, kadaifi një top është 100 denarë, gjys kilogrami.”

“ Sivjet nuk ka çmime shumë të larta sikur vjet, vjet ishin shumë të larta, sivjet, standard, kanë qenë më të ulëta se vjet. Për shitësit jo shumë punë, nuk blejnë se nuk kanë të holla, pa pas të holla nuk blihet asgjë, shumë, të gjithë janë me ndihma sociale, për atë nuk ka të holla dhe prandaj nuk ka shumë lëvizje për me harxhu mallin… Shitja në këto dy tre ditë ka lëvizë pak më shumë, më shumë harxhohet çdo artikull.” – shitës.

Exit mobile version