Në orët e para pas mesnate, në Karposh të Shkupit është djegur billbordi i kandidatit për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari, përcjell TV21. Nga koalicioni opozitar kanë reaguar përmes një kumtese, ku thonë se dyshojnë se akti është bërë qëllimisht.
“Ne do të dëshironim të besonim se është aksident, por billboardi në anën tjetër nuk ishte prekur aspak. Dihet cila parti mban në radhët e saj rrugaçë dhe kriminelë, dihet se cila parti e përdor pushtetin për të pasuruar veten dhe për të frikësuar popullin. Koha e frikës ka mbaruar. Ata që djegin billboardet nga inati se po humbin zgjedhjet, duhet të dënohen edhe nga ligji e drejtësia, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë. I bëjmë thirrje popullit të presë edhe pak javë, zgjedhjet po afrohen, dhunuesit po largohen!”, thuhet në reagimin e VLEN.