Site icon Tetova Expres

Blerim Sejdiu ndez motorët, rinia e BESËS në Zhelinë gati për revolucionin e madh

Rinia do t’ia sjell fitoren VLEN-it. Kështu ka shkruar nënkryetari i Lëvizjes BESA,Blerim Sejdiu,në rrjetin e tij social Facebook pas organizimit te djeshëm.

Blerim Sejdiu së bashku me sekretari organizativ te Lëvizjes BESA, njëherit kandidat për deputet, Adnan Azizi, dje ishin në iftar me të rinjtë e Komunës së Zhelinës ku tubuan një pjesë të madhe të rinisë të cilët shprehën gatishmëri si kurrë më parë për zgjedhjet e dyfishta në RMV.

Kjo rini,siç u tha mbrëmë, do ti dërgojë në pension pensionistët e BDI-së si dhe do të bëjnë revolucionin e madh dhe të shumë pritur në vend.
Ndryshe Zhelina njihet si bastion i Lëvizjes BESA dhe këtë radhë do të jetë gara edhe më e madhe duke marrë parasysh që BDI është tubuar me 7 parti dhe BESA me 5 sosh.

Exit mobile version