Site icon Tetova Expres

AHMETI: PAS ZGJEDHJEVE MUND TË KEMI QEVERI KOMBËTARE | VIDEO

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti në emisionin OnTime në Televizionin Koha , tha se pas zgjedhjeve parlamentare, ekziston mundësia e formimit të qeverisë kombëtare, që parasheh pjesëmarrje të të gjitha partive politike në qeveri, deri në anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Këtë Ahmeti e tha kur u pyet nëse do të ketë ngërç politik pas zgjedhjeve për formimin e Qeverisë.


Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së I pyetur se si e kanë pritur mbështetësit e BDI-së lajmin për koalicion me ish oponentët e BDI-së, Ahmeti tha se gjërat e vogla duhet të tejkalohen për projekte madhore.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjithashtu tha se BDI-ja nuk heq dorë nga kërkesat dhe qëndrimet e saja në lidhje me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe futjen e bullgarëve në kushtetutë.Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni në emisionin OnTime në Televizionin Koha.

 

 

Exit mobile version