Një termet prej 4.7 ballë ka shkundur sot rajonin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.
Sipas informacioneve, termeti ka ndodhur në ora 10:40 minuta dhe ka pasur thellësi prej 10km me epiqendër rreth 80km larg Mostarit dhe Gackos.
Ndryshe, ditëve të fundit po ndodhin termete dhe dridhje të shumta jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.