Site icon Tetova Expres

Shkupi dhe Tetova, pritet të jenë epiqendra të garës zgjedhore

Beteja kryesore në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen më 8 maj, do të zhvillohet mes katër koalicioneve të partive politike maqedonase dhe shqiptare.

Gara në njërin bllok do të zhvillohet mes Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në pushtet dhe VMRO DPMNE-së opozitare dhe në bllokun tjetër, mes Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet që udhëheq Frontin Evropian dhe koalicionit VLEN, që përbëhet nga partitë opozitare shqiptare.

Afati për dorëzimin e listave për deputetë mbyllet në mesnatën e 2 prillit. Pas dorëzimit, listat duhet të verifikohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Kovaçevski dhe Mickovski përballen në njësinë e parë zgjedhore
Në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet zhvillohen me lista të mbyllura në gjashtë njësi zgjedhore dhe çdonjëra prej tyre nxjerr nga 20 deputetë, apo gjithsej 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Njësia e parë zgjedhore që përfshin pjesën më të madhe të Shkupit dhe njësia e gjashtë zgjedhore që përfshinë zonat e banuara me shqiptarë, si Tetovën, Gostivarin dhe Kërçovën, do të jenë në qendër të vëmendjes së opinionit, pasi në këto zona gara do të zhvillohet mes drejtuesve të koalicioneve politike.

Advertisement

Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetar i LSDM-së në njësinë e parë zgjedhore, do të përballet me liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, dhe kryetarin e partisë E Majta, Dimitar Apasiev.

Ndërkohë, te partitë shqiptare në këtë njësi zgjedhore gara do të zhvillohet mes Izet Mexhitit, nga koalicioni opozitar shqiptar, i cili për një kohë të gjatë ishte me BDI-në, dhe Blerim Bexhetit, kryetar i Komunës së Sarajit dhe ish-ministër i Drejtësisë.

Në njësinë e gjashtë zgjedhore përballen Ahmeti dhe Kasami

partia opozitare i paraqet si ‘struktura kriminale, të papërgjegjshme dhe që nuk marrin parasysh interesat kombëtare’. LSDM-ja, nga ana tjetër, shpeshherë e cilëson VMRO DPMNE-në si ‘frenuese të integrimit evropian’ dhe e akuzon për qeverisje të korruptuar në institucionet lokale në mbarë vendin”, thuhet në raport.

Në raport përmenden edhe përplasjet mes partive shqiptare opozitare që akuzojnë Bashkimin Demokratik për Integrim për “përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar” dhe BDI-ja, e cila e akuzon opozitën për bashkëpunim me VMRO-në, të cilën ndërkohë e fajëson për frenimin e procesit euro-integrues.

Advertisement

Maqedonia e Veriut këtë vit zhvillon zgjedhje të dyfishta, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, që mbahen më 24 prill dhe 8 maj./REL

Exit mobile version