Sektori për punë të Brendshme – Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person me inicialet B.S i moshës 43 vjeçare nga një fshat i Gostivarit, ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Policia po merret me zbardhjen e rastit.
“Më datë 01.04.2024 në ora 22:25, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personin B.S. (43) nga një fshat i Gostivarit, pasi që rreth orës 19:00 në shtëpi e tyre familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij 37 vjeçare. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.