Faturat e larta të ujit dhe të mbeturinave që erdhën në adresë të banorëve të Tetovës gjatë muajit të kaluar do të përmirësohen. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka bërë të ditur se banorëte fshatrave të Malësisë së Tetovës do të paguajnë 340 denarë në muaj vetëm për grumbullimin e mbeturinave, kurse nuk do të faturohet uji, kanalizimi dhe pastërtia publike. Në ndërkohë, fshatrat që janë në pjesën e poshtme në territorin e komunës së Tetovës, si Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Poroj, Xhepçisht, Falisht dhe Saraqinë do të paguajnë 540 denarë.“Sa i përket banorëve të cilët kanë më shumë se një objekt banimi të evidentuar, të paguajnë gjysmën e hapësirës së banueshme si dhe një taksë për 100 denarë për qasje në sistemin për furnizim me ujë të pijshëm dhe 100 denarë për pastërtinë publike. Kjo metodologji do të vlejë edhe për mërgimtarët”, deklaroi Kasami.Kasami gjithashtu njoftoi se për faturat e muajit shkurt, pagesa për ujë dhe kanalizim do të fshihet me vendim të këshillit dhe i bëri thirrje qytetarëve të paguajnë pjesën e mbetur të faturës.Ai bëri të ditur se gjatë javës do të ketë edhe një seancë të jashtëzakonshme të këshillit të komunës së Tetovës ku do të bëhen korigjimet e nevojshme.“Lusim qytetarët që të bëjnë pagesën e mbetur të faturave për mebturinat dhe sigurisht që ajo pjesë që është më e lartë, jemi dakorduar me ndërmarrjen që të minusojnë faturat e marsit dhe prillit do t`ju vijnë me vlerë zero derisa të vijnë deri në atë vlerën që kanë paguar paraprakisht. Pra, këto vendime vlejnë edhe për faturat e muajit shkurt.Pavarësisht se kjo situatë është keqpërdorur nga ana e oponentëve tanë, megjithatë qytetarët e Tetovës vazhdojnë të kenë çmime me të ulta në vend dhe ne do të vazhdojnë të kujdesemi për qytetarët tanë të krijojmë një sistem efiçent të shërbimeve komunale., sistem që nuk do të rëndojnë xhepin e qytetarëve por edhe do të jetë funksional dhe nuk do lejojmë që të përsëritet situata kur puntorët në ndërmarrjen publike komunale me muaj nuk kanë marrë rroga”, deklaroi Kasami.Në përfundim, Kasami bëri të ditur se Ndwrmarrjes Publike “Sharri” është e detyruar të sigurojë orëmatës për llogaritjen e ujit brenda vitit dhe se në të ardhmen faturimi do të bazohet në shpenzimet për çdo kryefamiljarë. Deri në vendosjen e orëmatëse, qytetarët për ujë, nuk do të paguajnë më shumë se 320 denarë, kurse ata që jetojnë në banesa jo më shumë se 230 denarë. TV KOHA