Në Ballkan TikTok-u përdoret për t’i turpëruar si të përdala gratë dhe vajzat, një fenomen njihet si “Slutshaming”.
Në këtë përfundim ka arritur Rrjeti Ballkanik Investigativ BIRN nisur nga analizimi i postimeve në TikTok, në 8 vende të Ballkanit.
“Brezi i ri, vajzat e reja kanë një foto të postuar diku me mirëbesim, kanë ndonjë video që iu është marrë pa të drejtë dhe pastaj këto postohen dhe me ato abuzohet. Është e shpjeguar dhe nga ana sesi ne funksionojmë, njerëzit që duan të mbijetojnë sepse nuk arrijnë të shkollohen, sepse nuk kanë pasur dashuri mjaftueshëm në vegjëli, janë njerëz që i cilësojmë të dobët nga ana e formimit. Të dobëtit luftojnë mes tyre se kush e kush do mbijetojë. Bëjnë prenë e radhës të dobët.
Pse? Për ta sulmuar të gjithë që njëri të mbijetojë. Kemi edhe raste vetëvrasjesh. Sulmohet doza e lartë e presionit psikologjik. Raste të “Slutshaming” janë “ajo ka shkuar me gjithë burrat e ndërmarrjes”, i vendosin çmimin për një marrëdhënie intime seksuale ndërkohë që zonja nuk di asgjë. Vajzat dhe gratë kanë nevojë të kuptojnë që jemi në det të hapur për informacione dhe duhet të ngremë mekanizma mbrojtës të paktën për të shmangur situata që e dimë që do ndodhin. Duhet të kërkojnë ndihmë te njerëzit e vet. Ky është problem tjetër duhet të kërkohet ndihmë ne institucionet përkatëse. Rëndësi ka që problemin mos ta mbajmë vetëm te vetja jonë”, tha Suela Koçibellinj, aktiviste për të drejtat e grave.