Ministria e Arsimit dhe Shkencës hesht se sa salla sportive janë planifikuar të ndërtohen në komunën e Tetovës.Edhe pse kemi dërguar pyetje deri tek dikasteri i arsimit, akoma nuk ka një përgjigje. Nga ana tjetër mësimdhënësit janë të revoltuar me diskrinimin që u bëhet shkollave fillore në qytetin e Tetovës. Janë më shumë se 8 mijë nxënës në pesë shkolla fillore brenda në qytet që nuk kanë sallë sporti, thotë për Televizionin Koha Satki Ismaili, profesor.Më tej ai shprehet se edhe partitë politike tashmë nuk e kanë në prioritet këtë problem për nxënësit të cilëve u mungojnë kushtet elementare për mbajtjen e orës së mësimit. Ai kërkon që në të ardhmen të sillet një rregullore nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që kur do të ndërtohet një shkollë e re të përfshihet edhe salla e sportit. Edhe pse kërkesat për salla sporti datojnë që nga viti 2017 e këndej, por edhe sërish janë dërguar kërkesa të reja para dy vitesh, megjithatë për shtatë vite, në Tetovë është ndërtuar vetëm një sallë sporti në shkollë fillore edhe atë në Shkollën Fillore “Kikish” në Tetovë, ku pjesa dërmuese e nxënësve janë maqedonas. Kurse, në shkollat tjera ku pjesa më e madhe janë nxënës shqiptarë orën e edukatës fizike e zhvillojnë në ambiente të hapura ose në salla të vjetra prej nga koha e komunizmit.Bëhet fjalë për shkolla që kanë më shumë se një mijë nxënës.Tv Koha