Edhe pse pritej që të mos ketë rritje të çmimit të faturave për ujë dhe mbeturina në Tetovë, megjithatë kjo nuk ndodhi.Në adresë të qytearëve të komunës së Tetovës erdhën fatura të larta, madje në shumë raste edhe trefish më shumë se sa kishin paguar muajin paraprak. Përllogaritja e re për sa i përket faturimit të ujit dhe mbeturinave bëhet në bazë të metrave katrorë që kanë kryefamiljarët tetovarë.Megjithatë, në përllogaritjen e re kanë hyrë edhe objektet tjera që kanë në pronësi qytetarët e Tetovës përveç objektit të banimit. Ka raste, ku për të gjithë banorët në një ndrërtesë ka ardhur një faturë për mbeturina dhe nga 200 denarë tash pagesa është 3200 denarë. Nga ana tjetër, ka qytetarë që duhet të paguajnë deri në 4000 denarë për ujë dhe mbeturina. Kjo ka revoltuar tejmase banorët e komunës së Tetovës të cilët tashmë drejtohen tek Ndërmarrja Publike Komunale për t`u ankuar, kurse prej atje i drejtojnë tek kompania Saubermaher në Pallçisht. Nga kjo kompani së fundmi, kanë dalë me një komunikatë ku thonë se vendimet për përcaktimin e tarifave të çmimit për secilin shërbim i ka marrë komuna e Tetovës, përkatësisht janë miratuar nga këshilli.“Në vendimin e Këshillit të Komunës së Tetovës për miratimin e çmimit për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave në territorin e komunës së Tetovës, thuhet se çmimi për grumbullimin e mbeturinave është përcaktuar për metër katror. Me këtë po ashtu theksojmë se të gjitha të dhënat kadastrale për klientët që kanë pranuar faturat e para, konkretisht për muajin shkurt 2024, janë siguruar nga komuna e Tetovës, në përputhje me Marrëveshjen për Partneritet Publik Privat. Gjithashtu, në faqen zyrtare të Agjencisë për Kadastër të Pasurive të Paluajtshme, të dhënat kadastrale të përdorura për llogaritjen e faturave janë të disponueshme për publikun”, thuhet në një deklaratë të kompanisë Saubermaher.Nga kompania e cila tashmë menaxhon me mbeturinat në Tetovë, thonë se për shkak të rasteve të ndryshme të raportuara nga qytetarët janë duke u përgatitur informacione dhe udhëzime të cilat do të shpërndahen publikisht në ditët në vijim.Nga komuna e Tetovës ditë më parë ka njoftuar se nëse ka nevojë për harmonizim të të dhënave, qytetarët duhet të derjtohen tek afër tregut të gjelbër dhe lokalet e Saubermacher në fshatin Pallcishtë.Pritet që edhe komuna e Tetovës të del me qëndrim këtyre ditëve për situatën e krijuar me faturat e larta të mbeturinave dhe ujit që kanë arritur në adresat e kryefamiljarëve të Tetovës. Përllogaritja e re bëhet në bazë të metrave katrorë dhe tek një pjesë e madhe e qytetarëve janë marrë për bazë të gjitha objektet që kanë në pronësi dhe që i kanë të regjistruara në kadastër.TV KOHA