Site icon Tetova Expres

(VIDEO) U keqpërdorën fondet për Erasmus +, megjithatë nuk do të ndalen!

Pasi Zyra Evropiane për luftën kundër mashtrimeve- OLAF, kërkoi që Maqedonia e Veriut t’i kthejë 2.2 milionë euro para evropiane që i janë dhënë vendit dhe më pas, sipas tyre janë keqpërdorur në programin “Erasmus Plus”, asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar ndaj kësaj kërkesë dhe akuze për keqpërdorim. Ndërsa, sot ambasadori europian në vend, David Geer, tha se Agjencia Nacionale duhet t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e dhënga nga OLAF për “Erasmus Plus”.  Euroambasadori shtoi se megjithatë,  nuk do të reduktohet buxheti i ndarë për programin në fjalë.

DAVID GEER, AMBASADOR I BE-SË

“Në përputhje me procedurat standarte nuk komentojmë vendimet të marra nga OLAF. Ky është organ i Bashkimit Evropian për hetimin e mashtrimeve. Presim që Agjencia Nacionale “Erasmus Plus” në Maqedonia е Veriut t’i zbatojë  të gjitha rekomadimet e dhënga nga OLAF. Ne vazhdojmë të kemi besim  në punën e Agjenciës “Erasmus Plus”, që do të se mbetemi të bindur se buxheti i ndarë për Erasmus Plus nuk do të zvoglohet. Programi do të mbetet përfitues nga i cili do të përfitojnë nxënësit, studentët, të rinjtë dhe universitetet”

Shteti përmes Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe mobilizim dohet t’i kthejë Komisionit Evropian 2.2 milionë euro, për të cilat ka gjetje që janë keqpërdorur, përmes programit Erasmus Plus. Sipas Komisionit Evropian, janë konstatuar parregullsi në lidhje me dosjet e projekteve të 22 perfiituesve të granteve nga programi Erasmus Plus. Sipas kësaj, kërkohet rimbursim prej 2.276.212 euro, mjete të cilat janë ndarë si grante nga viti 2016 deri në vitin 2018.

Shteti edhe vitin e kaluar ka marrë njoftim nga Zyra për luftën kundër mashtrimeve për kthimin e parave , ndërsa nevojën për rimbursim e ka konfirmuar këtë muaj Drejtoria e Përgjithshme për Arsim, Sport dhe Kultur të Rinisë në Komisionin Europian. Linda Ebibi /SHENJA/

Advertisement
Exit mobile version