Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të programit studimor – Farmaci, të udhëhequr nga prodekania për arsim Prof. Dr. Nexhibe Nuhiu, shefja e programit studimor Doc. Dr. Arijeta Shabani, mësimdhënësja, Prof. Dr. Arlinda Haxhiu – Zajmi, më 26 mars 2024 e vizituan njërën nga depot më të mëdha të barnave në vendin tonë “MakedoniaLek” dhe fabrikën për prodhimin e barnave dhe preparateve kozmetike dhe galenike “Galafarm”.
Gjatë kësaj vizite, studentët e Universitetit të Tetovës u njoftuan me procesin e kontrollit, ruajtjes, paketimit dhe shpërndarjes së barnave, suplementeve dhe pajisjeve mjekësore. Ndërkaq, në fabrikën e prodhimit të barnave “Galafarm” ata u informuan në hollësi me procesin e prodhimit të barnave, preparateve kozmetike dhe galenike si dhe punën në laboratorin e kontrollit të cilësisë se barnave.
Vizita e sipërpërmendur u realizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kohë më parë ka firmosur Universiteti i Tetovës me këto subjekte. Po ashtu sipas marrëveshjes, studentët e Farmacisë, vitin e pestë në kuadër të praktikës profesionale, do qëndrojnë për një muaj në këto kompani të njohura farmaceutike.