Site icon Tetova Expres

Rufi Osmani me një porosi për faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Profesori universitar Rufi Osmani ka theksuar se prioritetet kyçe të faktorit politik shqiptar në këto zgjedhje, duke theksuar se fokusi kyç do të jetë tek ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të integrohet në BE dhe të mos ndodhë bllokimi që do ta shpiej vendin në një qorrsokak të ri.

“Ajo që është thembra e Akilit e këtyre zgjedhjeve është që të na kthehet në pushtet partia e cila e për 10 vite e mbajtë të bllokuar procesin eurointegrues të vendit. Ky rrezik politik është shumë i madh dhe ai mund të na sjellë në një qorrsokak të ri dhe Maqedoninë ta lë në shoqëri vetëm me shtetin më problematik Serbinë, si aletate kyçe e Rusisë.
Pata rast të analizoj katër shtyllat e programit të doktor Arbenit dhe ajo që për ne si shqiptarë duhet të jetë koncensus i përgjithshëm se të gjithë ne duhet edhe me doktor Arbenin edhe me deputetët që do i zgjedh ky koalicion fuqishm të përkrahim kartën e ndryshimit të Kushtetutës për tu integruar në Unionin Evropian. Pa keqkuptime jam dakord për heqjen e 20%, demokraci koncensuale, por për ato çështe nuk ka klimë dhe nuk ka numra. Ne duhet të flasim konkretisht dhe praktikisht.
Pra mesazhi im do të kishte qënë që në veçanti edhe në rrethin e dytë për president, por edhe më pas të bëhet parlamenti i ri kriteri për ndryshimet kushtetuese për integrimin në BE. Të bëhet një bllok që të parandalohet rikthimi i partisë që do të bllokonte procesin e integrimit, dihet se kush është dhe ne të mos jemi bashkëfajtor për një bllokadë. Dikur kam thënë nëse këto ngelin në pushtet 20 vjet nuk do të ngel shqiptarë dhe për fat të keq nëse ato do të na humbin edhe 10 vjet, atëherë nuk do të kemi se me cilin do të bisedojmë”, ka nënvizuar profesori Osmani në takimin e kandidatit për president Arben Taravari me intelektualë dhe personalitete të jetës publike.

Exit mobile version