Në fund të nëntorit të vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut pati arritur një ekip hetuesish i dërguar nga Uashingtoni për të luftuar korrupsionin në vend, mbase e përshëndetën të gjithë politikanët por jo edhe të gjithë iu gëzuan këtij lajmi. E më vonë u mësua se në mesin e këtij ekipi kishin qenë pjesëmarrës edhe dy anëtarë të posaçëm me përvojë për të monitoruar listat e sanksioneve dhe kandidatët e mundshëm për listat e zeza financiare të SHBA-së. I pari që e bëri “sefte” listën e zezë pas hetuesve ishte, Ramiz Merko, kryetari aktual i Strugës, pas tij Koço Angjushev, zëvendës kryeministër për Çështje ekonomike. Por, lista vazhdoi të zgjerohet edhe më shumë e të pasurohet edhe më tepër, të fundit që iu bashkuan këtij “karavani” janë ish kryeprokurorja Katica Janeva, dhe kryetari aktual i Karposhit, Stevçe Jakimovski, shkruan Zhurnal.
Stevçe Jakimovski dhe Katica Janeva në listën e zezë të SHBA-së –
Lista e zezë në fakt nuk është për nga ngjyra e zezë, është e bardhë por e mbushur me udhëheqës për të cilët vlerëson departamenti i SHBA-ve se kanë veprimtari të zezë. Në skanerin Amerikan nuk ka dallime etnitetesh apo aktivitetesh, secili person me veprimtari të zezë futet në këtë listë të bardhë e cila pastaj quhet “lista e zezë”.
Në fund të nëntorit të vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut ka arritur një ekip hetuesish i dërguar nga Uashingtoni për të luftuar korrupsionin në vend, mbase e përshëndetën të gjithë politikanët por jo edhe të gjithë iu gëzuan këtij lajmi. Më vonë mësohet se në mesin e këtij ekipi janë pjesëmarrës edhe dy anëtarë të posaçëm me përvojë për të monitoruar listat e sanksioneve dhe kandidatët e mundshëm për listat e zeza financiare të SHBA-së.
I pari që e bëri “sefte” listën e zezë pas hetuesve ishte, Ramiz Merko, kryetari aktual i Strugës. Por, lista vazhdoi të zgjerohet edhe më shumë e të pasurohet edhe më tepër, të fundit që iu bashkuan këtij “karavani” janë ish kryeprokurorja Katica Janeva, dhe kryetari aktual i Karposhit, Stevçe Jakimovski
Në njoftimin e DASH theksohet se personat e lartpërmendur kanë minuar sundimin e ligjit dhe kanë ndikuar në rënimin e besimit të në institucionet demokratike të vendit.
“Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva ishte e përfshirë në akte korrupsioni, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj”, njofton Departamenti amerikan.
Ngjashëm akuzohet edhe kryetari i Karposhit.
“Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski ishte përfshirë në akte korrupsioni, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar për veten dhe bashkëpunëtorët e tij”, thuhet në njoftimin e DASH.
Politikanë nga rajoni të njëjtë me këto të Maqedonisë së Veriut, edhe në listë të zezë edhe në skenë-
Nga Kosova, pos ish- komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, ish deputet i PDK-së, në listën e Zezë të SHBA-së, është edhe ish- komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, ish kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht në Hagë, Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, Rrustem Mustafa, deputet i PDK-së, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, Haradin Balaj, Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit edhe shumë emra të tjerë. Por, edhe këto emra ngjashëm sikurse këta të Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar veprimtarinë e tyre pa hasur në asnjë pengesë për faktin se janë në listë të zezë.
Në maj të vitit 2021, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u shpall ‘persona non grata’ (person i padëshiruar) për shkak të, siç tha Uashingtoni, përfshirjes në korrupsion të gjerë. Kjo shkaktoi në bujë të madhe në vend, rajon dhe në Evropë, por që Berisha ishte i vendosur që do ta dëshmonte se ky vendim është i padrejtë ndaj tij. Pra, edhe duke qenë në listë të zezë dhe në moshë të shtyrë arriti që të shkaktojë “revolucion opozitarë” në Shqipëri, duke e marrë sërish timonin e PD-së dhe duke u shndërruar në një lider opozitar që do t’i qëndrojë ballë kryeministrit Rama.
Ndërkaq, më 5 janar 2022, SHBA-ja zgjeroi sanksionet ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, për përfshirje në korrupsion dhe minimin e stabilitetit të Bosnjës dhe rajonit.
Të fundit që janë futur në listën e zezë janë nga Maqedonia e Veriut, kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko, Koço Angjushev ish zëvendës kryeministër për Çështje ekonomike, Katica Janeva ish kryeprokurore, dhe Stevçe Jakimovski, kryetar aktual i Karposhit.
Megjithatë, fokusi i SHBA-së dhe BE-së është pastrimi i Ballkanit Perëndimor nga njerëz të korruptuar, e kjo mbase nuk do të bëhet vetëm me futjen e tyre në listë të zezë por do të duhen edhe veprime tjera që do të ndalojnë veprimtarinë e tyre të zezë. Pasi me këtë avaz pothuajse të gjithë politikanët që po futen në listë të zezë po vazhdojnë me aktivitet e tyre për të siguruar një të ardhme “të bardhë”. E pas këtyre ndryshimeve të fundit kjo e ardhmja e tyre e bardhë mbetet pjesë e historisë sepse do të merret bazë për sanksionimin e tyre. /Zhurnal.mk