Të premten në policinë e Kërçovës është raportuar se rreth orës 15, pas një debati të mëparshëm, në shtëpinë familjare në Kërçovë, një 52-vjeçar nga Kërçova është sulmuar fizikisht nga djali i tij A.H.(19).
Me këtë ai ka pësuar lëndime dhe është transportuar në spitalin e Kërçovës për ndihmë mjekësore.
Rasti është duke u zbardhur.