Nga 18 marsi e këndej, çerdhet pranojnë vetëm fëmijë të vaksnuar edhe atë për fëmijët e imunizuar me tre doza të vaksinës DI-Te-Per por me kusht që dozën e katërt të vaksinës fëmijët ta marrin pas gjashtë muajsh. Ky është vendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive që tashmë dritë jeshile ka marrë edhe nga ministrai e Shëndetësisë.Në çerdhen e Tetovës “Rinia në Tetovë thonë se janë kryer disa kontrolle për sa i përket dosjes së fëmijëve dhe është konstatuar se nga 1260 fëmijë që kanë ndjekur edukimin në çerdhe, 126 kanë qenë të pavaksinuar. Së këndejmi, pa vaksinën DI-Te-Per, kanë qenë 42 fëmijë, të cilët tashmë nuk shkojnë në çerdhe. “Nga muaji shtator I vitit të kaluar kemi filluar me kontrollimin e të gjitha dosjeve për vitin 2023, të fëmijëve që vijnë në kopsht. Kishim për kontroll inspektorë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të cilët kërkuan që të kontrolloheshin të gjitha dosjet e fëmijëve.Nga gjithsej 1260 fëmijë të regjistruar në kopsht, numri I të pavaksinuarve ishte 126. Nga 18 marsi e këndej, kemi vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, ku reptësisht ndalohet pranimi I fëmijëve të pavaksinuar.Nga kontrollet e fundit numri I përgjithshëm I fëmijëve të pavaksinuar me vakisnën Di-Te-Per është 42 dhe të njejtit nuk vijnë në çerdhe dhe janë në shtëpi”, deklaroi Fatlindja Jaja, drejtoreshë e Çerdhes Rinia në Tetovë. Momentalisht në çerdhet e Tetovës nuk ka fëmijë të pavaksinuar, thonë në çerdhen Rinia në Tetovë. Në ndërkohë, shpesh herë prindërit për të shmangur vaksinimin e fëmijëve marrin vërteme. Por, sipas kryetarit të Komisionit për sëmundje infekve Aleksandar Petliçkovski. nuk ka ndonjë vërtem për parandalim të përkohshëm nga vaksinimi, të cilat prindërit i kërkojnë shpesh.”Ekzistojnë vetëm vërtetime për parandalim të përhershëm nga vaksinimi, ato janë ato vërtetime që lëshohen nga komisioni treanëtarësh i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, por vërtetime të tilla për parandalim të përkohshëm nuk lëshohen dhe nuk janë të vlefshme as nga mjeku i familjes, as nga Klinika, ose nga ndonjë komision tjetër”, sqaroi Petliçkovski.Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme nëpër çerdhe, ku ka konstatuar se po respektohet vendimi për ndalesë të pranimit të fëmijëve të pavaksinuar ose të vaksinuar pjesërisht, ndërsa njoftoi se gjatë kontrolleve është konstatuar se vetëm gjysma e fëmijëve të moshës parashkollore janë të imunizuar. TV KOHA