Site icon Tetova Expres

Dënohen 300 persona, kapen duke vozitur pa patent shoferi

Në dy muaj e gjysmë të kaluar të këtij viti, në rajonin e gjerë të Tetovës, janë zbuluar dhe
sanksionuar gjithsej 300 persona, të cilët kanë drejtuar automjete pa kaluar paraprakisht testin
për patent shofer. Rreth 30 prej tyre ishin të mitur që drejtonin kryesisht vetura, në pronësi të
prindërve apo të afërmve të tyre. Për të gjith ata janë përgatitur parashtresat e parapara me gjobë
prej 250 eurosh në kundërvlerë në denarë, ndërsa pronarët e automjeteve që i kanë lënë të
vozisin, edhe pse e kanë ditur se nuk e kanë kaluar pjesën teorike dhe praktike të provimit për
vozitje, do të përballen edhe me një gjobë të tillë.
mënyrë adekuate 115 persona pa patentë shofer, prej të cilëve 8 të mitur. Sektori i Punëve të
Brendshme-Tetovë apelon shoferët që të mos ulen në timon, pa patentë shoferë, jo vetëm për
automjetet e udhëtarëve apo mallrave, por edhe motoçikletat, të cilat në periudhën e ardhshme do
të jenë gjithnjë e më të shumta në rrugët e Tetovës dhe të Gostivarit. Sepse do të forcohen
kontrollet e planifikuara dhe do të sanksionohen të gjithë ata që marrin pjesë në komunikacion në
zonën Tetovë-Gostivar pa e kaluar testin e patent shoferit. Vitin e kaluar në rajonin e gjerë të
Tetovës janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 1671 persona të cilët kanë drejtuar
automjete pa kaluar testin për patent shofer dhe patentë të vlefshme për drejtim, kryesisht vetura,
por edhe automjete mallrash, si dhe automjete që marrin pjesë në transportin publik të
udhëtarëve. Krahas kësaj, në periudhën në fjalë janë sanksionuar 288 drejtues fillestar, të cilët
nuk kanë respektuar kufizimet ligjore të parashikuara për këtë kategori pjesmarësish në
komunikacion

Exit mobile version