Edhe pse qeveria flet për rritje ekonomike dhe optimizëm për Bashkim Europian, banorët e Maqedonisë vazhdojnë të braktisin vendin, që sipas numrit të aplikimeve për azil jashtë vendit, Maqedonia e Veriut është në top 5 vendet e para sa i përket numrit të përgjithshëm të banorëve.
“6760 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë kërkuar azil jashtë vendit vetëm gjatë vitit 2023. Kjo Maqedoninë e Veriut e bënë vendin e katërt në botë sa I përket aplikimeve për kokë banori. Shtetet më të preferuara janë Gjermania, Italia dhe Franca”.
Aktualisht vetëm në Gjermani ka rreth 220 mijë banorë me origjinë nga Maqedonia të cilët qëndrojnë si migrantë, 68000 më tepër se dy vite më pare. Sipas të dhënave zyrtare, në vitet e fundit, Maqedonia shënon rritje të migrimit sa I përket banorëve, duke u ranguar në vendin e katërt në botë, pas Shqipërisë. Në vitin 2023 sipas Eurostat, aplikimet për azil kanë arritur numra record në vitet e fundit, gjithsej 6760. Pyetëm qytetarët se cilat mund të jenë arsyet që qytetarët braktisin vendin.
Përndryshe vendin e pare për kokë banori e mbanë Siria me 874 kërkesa në 100 mijë banorë ndërsa në vendin e dytë është Gjeorgjia me 668 kërkesa në 100 mijë banorë. Kosova është e ranguar në vendin e 12 me 162 aplikime në 100 mijë banorë por atje ky numër pritet të rritet përshkak se Bashkimi Europian hoqi vizat për banorët e këtij vendi.