Lajme nga vendi
Toshkovski: Gjykata Administrative hodhi poshtë tre vendime të paligjshme të Qeverisë

Gjykata Administrative solli aktgjykime me të cilat anulohen tri vendime të kundërligjshme të Qeverisë. Fjala është për dy vendime për formimin e komisioneve të vendosjes dhe një telegram për realizimin e një konkursi të brendshëm për plotësimin e vendeve vakante në MPB, të miratuar nga ana ime, të cilat në mënyrë të kundërligjshme janë anuluar nga Qeveria, njoftoi në Facebook ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Në të vërtetë, Gjykata Administrative ka vlerësuar se organi i paditur, gjegjësisht Qeveria, me rastin e marrjes së vendimeve të kontestuara, ka shkelur rregullat e procedurës, të parapara me nenin 48 të Ligjit për Qeverinë, sepse në situatën e mosmarrëveshjes ndërmjet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues në Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila rrjedh nga njoftimet e dorëzuara zëvendësministrit plotësues të ministrit nëse aktet në fjalë që janë miratuar nga ministri paraqesin çështje ligjore, financiare dhe çështje kadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve“, shkruan në publikim.
Qeveria, siç bëhet e ditur, është marrë me vlerësimin e ligjshmërisë edhe pse ka qenë e obliguar që të udhëzojë palët që këtë çështje kontestuese ta zgjidhin para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili është i obliguar që brenda 24 orëve të marrë vendim dhe t’ia përcjellë Ministrisë.
“Sipas konstatimit të gjykatës, KSHZ-ja është i vetmi organ kompetent për të përcaktuar nëse akti i përket grupit të akteve që miratohen nga zëvendësministri plotësues në MPB“, bëhet e ditur në informacionin të cilin e ndau Toshkovski.
Me aktgjykimet e nxjerra në këtë mënyrë, siç bën të ditur ministri, Gjykata Administrative konfirmon se aktet përkatëse të sjellura nga ana ime janë në pajtim me Ligjin për Qeverinë dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë çështje, dhe në të njëjtën kohë Qeveria ka vepruar në kundërshtim me ligj, pra ka zbatuar gabim të drejtën materiale.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve