Site icon Tetova Expres

Dehari:Shpresojmë të largojmë mbeturinat nga Mali Sharr

Problemi me mbeturinat nëpër fshatrat e Malësisë së Tetovës dhe në territorin e Parkut Kombëtar pritet të zgjidhet.Drejtori i Parku Kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari shprehet optimist se pas takimeve që ka realizuar me autoritetet e komunave të rajonit të Pollogut, ky problem të fillojë të zgjidhet. Dehari ështëshprehur se ka realizuar takim edhe me drejtuesit e kompanisë Saubermaher, e cila tashmë është kontraktuar për të grumbulluar mbeturinat në komunën e Tetovës.Sipas tij, është rënë dakord që të fillohet me grumbullimin e mbeturinave nëpër disa fshatra të Tetovës.“Tashmë nuk jemi në pikën zero në lidhje me probolemin e mbeturinave.Ne kemi realizuar takim e gjashtë komunat e Pollogut, dhe poashtu kemi kontaktuar edhe kompaninë që është përgjegjëse për mbeturinat në komunën e Tetovës.Kemi marrë premtime që do të fillohet me bartjen e mbeturinave edhe nga ato fshatra ku deri më tani nuk janë marrë mbeturinat.Shpresojmë se në këtë drejtim do të kemi lëvizje pozitive sepse deri më tash situata ka qenë e rënduar sa I përket mbeturinav”, tha Ibrahim Dehari, drejtor i Parku Kombëtar Mali Sharr.Territori I Malit Sharr një kohë të gjatë është përdorur për hedhjen e mbeturinave. Kryesisht janë mbeturina të forta, mbetje nga materialet ndërtimore, mobilje të vjetra e kështu me rradhë. Drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari, disa herë publikisht ka denoncuar këtë fenohem që ndodh në territorin e Malit Sharr duke kërkuar nga komunat që të kudjesen më shumë në këtë drejtim. Ndërkohë nga ky institucion thonë se edhe pse ka pasur iniciativa për pastrim, megjithatë rezultate nuk ka pasur.“Ka situata ku ka deponi jolegale por edhe situata ku ka vende banimi. Më kritike e kemi në komunën e Tetovës sepse shërbimet komunale nuk arrijnë në ato vendbanime. Nuk mund t`i akuzojmë banorët sepse atyre nuk iu është dhënë zgjidhja se ku ta deponojnë këtë mbetje të amvisërisë. Dhe këto mbeturina më së shpeshti përfundojnë rreth fshatrave dhe kur vijnë turistët për vizitë hasin në mbetje në gjitha anët. Ministria e Ekologjisë para dy vitesh pati një nismë për ti pastruar deponitë, disa u pastruan disa vetëm u mbuluan, ndërsa problemi vazhdon edhe më tej”, thonë nga Parku Kombëtar Malir Sharri.Edhe pse një pjesë e Malit Sharr është shpallur Park Kombëtar, megjithatë në pjesë të ndryshme hasen minideponi, hasen mbeturina të ndryshme të cilët ndotin natyrën dhe japin imazh të keq edhe për vizitorët e huaj. TV KOHA

Exit mobile version