Nën organizim të Klinikës juridike “ Emine Zendeli” pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, dje në kampusin e UEJL-së në Shkup u mbajt panel diskutimi lidhur me diskriminimin gjinor dhe dhunës mbi bazë gjinore.
Fjalim përshëndetës mbajti koordinatorja e Klinikës juridike, Prof. Dr. Arta Mero, e cila e theksoi rëndësinë e trajtimit të këtyre temave kaq aktuale dhe falënderoi misionin e OSBE-së për dhënien e mundësisë që këto tema të disktutohen me studentët e Fakultetit juridik.
Panelin e shpalli të hapur, Zhaneta Popovska, e cila foli në emër të Misionit të OSBE-së në Shkup. Ajo tha se Misioni i OSBE-së ka një kohë të gjatë që merret dhe trajton tema, të cilat kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor.
Ativistja Rita Behadini nga Qendra për mundësi të barabarta “Mollëkuqja” u fokusua në temën: “Barazia gjinore dhe diskriminimi mbi bazë gjinore”.
Psikologia Nebahate Ziberi-Imeri nga Qendra për punë sociale-Tetovë ndau përvojat e saj në ofrimin e mbështetjes psikologjike për gratë e mbijetuara të dhunës në familje.
Prof.dr Arta Mero- sqaroi rolin dhe aktivitetet e Klinikës juridike për dhënien e ndihmë juridike primare falas viktimave të dhunës mbi baza gjinore.