Kandidati për President Stevçe Jakimovski, sot në Prokurori ka paraqitur kallëzim
penal kundër një personi të panjohur. Në vend të Departamentit të Shtetit, ai e
drejtoi gishtin drejt qytetarëve të Maqedonisë që u përpoqën të ndikojnë në garën
presidenciale.“Kjo nuk është nga organet e hetuesisë, nuk është nga përfaqësues të
ambasadës dhe politikës zyrtare amerikane, por nga spiunët maqedonas që janë të
përfshirë në këto lojëra të pandershme dhe që vazhdimisht sugjerojnë se kush
duhet të futet në listën e zezë”, u shpreh Stevço Jakimovski – kryetar i komunës së
Karposhit.Jakimovski dhe prokurorja Katica Janeva përfunduan në “listën e zezë”
amerikane për shkak të korrupsionit dhe rrënimit të sundimit të ligjit. Ndwrkohw,
Socialdemokratët sërish i kanë bërë thirrje deputetit të VMRO-DPMNE-së,
Antonio Milloshoski që në Komisionin parlamentar për politikë të jashtme të
vendosë në rend dite propozimin e Ligjit për Masat Kufizuese, që ka të bëjë me
personat që përfshihen në “listën e zezë”.LSDM-ja nuk e komentoi propozimin e
Milloshoskit që autoritetet t’i ndjekin këta persona përmes Ligjit për bashkëpunim
ndërkombëtar dhe ekipit të përbashkët hetues nga Maqedonia dhe SHBA-ja.Sipas
partisë në pushtet, hap i Milloshoskit me Ligjin për Masat kufizuese tregon se
opozita bllokon gjithçka në drejtim të luftës kundër korrupsionit. Opozita
paraprakisht kishte sugjeruar që Ligji për Masat kufizuese, i cili parashikon që
Prokuroria të veprojë ndaj personave që do të përfundonin në listat e zeza
amerikane dhe evropiane, të jetë temë e debatit publik të ekspertëve.Ai parasheh që
Gjykata të ketë mundësi të shqiptojë masë ndalimi për kryerjen e funksioneve
publike. Ndërkohë, VMRO-ja akuzoi qeverinë për mbrojtjen e njerëzve që janë të
padëshirueshëm për Uashingtonin.TV KOHA