Site icon Tetova Expres

Ku ka arritur Ligji për masa restriktive?! Stevço Jakimovski parashtron padi kundër spiunëve maqedonas

Pushteti dhe opozita me akuza të ndërsjella rreth asaj se pse nuk po sillet Ligji për masa restriktive, me të cilin do të përfshihen të gjithë personat që gjenden në Listën e zezë të SHBA-ve. LSDM edhe më tej kërkon nga VMRO-DPMNE-ja të mos e bllokojë ligjin, përkatësisht Antonio Milloshoski, sa më shpejtë të caktojë debat në komision për këtë ligj.

“Deputeti Antonio Miloshoski para së gjithash duhet të tregohet i guximshëm dhe në komisionin parlamentar, me të cilin ai drejton, ta vendosë ligjin për masat restriktive në rendin e ditës dhe në këtë mënyrë të tregojë se ka njëfarë përkushtimi në pjesën e këtyre çështjeve, por si në të kaluarën dhe tani kemi parë që edhe DPMNE edhe Milloshoski edhe Mickoski janë të përkushtuar vetëm në mënyrë deklarative për luftën kundër krimit, por në praktikë gjithçka që ka për qëllim përmirësimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit vihet në plan të dytë, e bllokojnë dhe e pengojnë”, tha Darko Kaevski, LSDM.

Nga opozitarja VMRO-DPMNE theksojnë se në vend që të sillet Ligji për masa restriktive, Qeveria mund të shfrytëzojë bazat ligjore për përgjegjësi penale ndërkombëtare, e jo të mbrojë personat që SHBA-ja i ka vendosur në Listën e Zezë.

“Në “listën e zezë” u gjend edhe marioneta e LSD-së dhe Kovaçevskit, kryetari i komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski. Jakimovski, i cili është në koalicion joformal me LSD-në dhe punon për pushtetin për ndarjen e votave të opozitës është në këtë listë të SHBA-së për krime me përmasa të mëdha, LSD-ja dhe BDI-ja e shpëtuan Stevçe Jakimovskin nga të gjitha proceset gjyqësore në Maqedoni, por ai është person i padëshirueshëm për SHBA-në”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndërsa pikërisht Jakimovski i cili u fut së fundmi në Listën e zezë të SHBA-ve, deri te Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar, parashtroi padi penale kundër një personi, por nuk zbuloi se për kë saktë bëhet fjalë. Pohon se disa persona të caktuar e kanë spiunuar te amerikanët.

Advertisement

“Jam thellë i bindur se kjo nuk është nga organet hetimore, se nuk është nga përfaqësuesit e ambasadave dhe politika amerikane zyrtare, por është nga spiunët maqedonas që janë pjesë e lojërave të pandershme dhe gjithë kohën tregojnë se kush duhet të gjendet në listën e zezë pa pasur paraprakisht ndonjë hetim ose provë, por me narrativin që ata e krijojnë në opinion se ai është kriminel etj”, u shpreh Jakimovski.

Të hënën Departamenti amerikan e zgjeroi listën e zezë me Jakimovskin, Katica Janevën, ndërsa paraprakisht në këtë listë u futën Ramiz Merko, Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Koço Angjushev, Orce Kamçev me nënën e tij Ratka Kamçeva, si dhe Sergej dhe Irina Samsonenko.

Exit mobile version