Site icon Tetova Expres

(VIDEO) Shqiptohen dënime për shumë shkelje në komunikacion

Dje nga ora 10.00 deri në 15.00, në zonën e Sektorit të Punëve të
Brendshme-Tetovë, është kryer aksion kontrollues ndaj automjeteve, në
shumicën e rasteve të automjeteve që kryejnë shërbime publike. Në këto
kontrolle janë zbuluar dhe sanksionuar 2 automjete me parregullsi në
frena dhe 1 automjet me regjistrim të skaduar. Automjetet me parregullsi
teknike janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe ndaj personave fizik
janë përgatit gjoba në para me vlerë prej 400 euro në kundërvlerë të
denarit, për subjektin juridik 2000 euro dhe plus 500 euro në
kundërvlerë në denarë për personin e tij përgjegjës. Gjatë kontrollit të
djeshëm janë sanksionuar gjithashtu edhe 2 shoferë të cilët kanë drejtuar
automjetet pa kaluar provimin për patent shofer apo patentë të vlefshme
për këtë, 10 shoferë të cilët kishin parkuar gabimisht automjetet e tyre,
nga të cilat 5 automjete janë marrë nga ,,shërbimi komunal i
merimangës” së Tetovës, si dhe 12 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, përsëri apelon pronarët e
automjeteve, kompanitë dhe subjektet e tjera juridike që të kontrollojnë
rregullisht korrektësinë teknike të automjeteve që përdorin, kështu do të
kontribuojë drejtpërdrejt në sigurinë personale të atyre që i menaxhojnë,
si dhe pjesëmarrësve të tjerë të trafikut. Apelohet gjithashtu të mos ulen
prapa timonit pa kaluar paraprakishtë provimin e patent shoferit.TV KOHA

Exit mobile version